Sipas disa të dhënave të bëra publike për herë të parë nga Banka e Shqipërisë në lidhje me bilancin e familjeve shqiptare, vihet re se pasuria neto e familjeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka pësuar rënie pas vitit 2014.
Edhe pse ekonomia shqiptare është në rritje, pasuria e familjeve shqiptare duket se nuk po njeh të njëjtin trend rritës, por vetëm rënës.
Ndërsa në 2017, pasuria e familjeve shqiptare pësoi rënie edhe në vlera neto.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë:
-Në 2014, pasuria neto ishte 113% e PBB-së
-Në 2017, pasuria neto ishte 100% e PBB-së
-Në 2017, pasuria neto ishte 1557.9 miliardë lekë
-Në 2016, pasuria neto ishte 1.578.4 miliardë lekë
Mjetet financiare të familjeve shqiptare:
-Këto mjete financiare tejkalojnë detyrimet
-Kjo për shkak të nivelit të lartë të investimeve në formën e depozitave
-Investimet në formën e pjesëmarrjeve në kapitalin e korporatave jofinanciare
Të dhënat nga BSH-së për mjetet financiare:
-Në 2017, totali i mjeteve financiare vlerësohej deri në 1.763 miliardë lekë
-Në fund të 2016, ky total ishte 1.781 miliardë lekë
Cili është instrumenti kryesore që përdorin ekonomitë familjare?
-“Monedha dhe depozita” (AF. 2), përfaqëson në masën 56.4%
-Brenda një viti ky instrument ka shënuar një zgjerim me 12 miliardë lekë
-Në fund të 2017 ky instrument shënoi nivelin 995 miliardë lekë
Detyrimet financiare të sektorit të ekonomive familjare:
-Prej 11.9 miliardë lekësh në 2018, këtë vit vlerësohet në 205.9 miliardë lekë
-Peshën kryesore e mbajën huatë me rreth 95% të totalit
-Në 2017 stoku i huave ishte 195 miliardë lekë
-Në 2016 ky stok shënohej në 183 miliardë lekë
-Huatë afatshkrutra kanë rënë me 0.3 miliardë lekë
-Huatë afatgjata janë rritur me 12 miliardë lekë, 7% e totalit/ E.S