MENU
klinika

Formula 1

Erdhi dita, Mick debuton me Ferarrin

02.04.2019 - 16:20

Schumacher dhe Ferrari një binom fitues dhe emocionues në Formula 1, që u ndal në vitin 2006 dhe që rinisi sot, pas 13 vitesh.

Në testet e zhvilluara sot në Bahrein, në pistën e Sakhir, me makinën Ferrari ka pilotuar Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher.

Në testet e zhvilluara gjatë paradites ai u klasifikua në vendin e gjashtë, duke dhënë kohën 1’ 32” 552, vetëm 3 të dhjetat më i avashtë se Lewis Hamilton.

Sesioni i paradites u ndal më herët për shkak të shiut, ndërkohë që do të vijojë sërish gjatë pasdites.

Gjithsesi, emocionet e një Schumacher te Ferrari ishin të mëdha. Në Bahrein ka qenë edhe Corina Schumacher, mamaja e Mick dhe bashkëshortja e Michael, që ka ndjekur nga afër debutimin e djalit të saj me “kokëkuqen”.