MENU
klinika

Titulli i 8-të radhazi

Juventus shpallet kampion i Italisë

20.04.2019 - 20:09

Juventus është shpallur kampion i Italisë për herë të tetë radhazi.

Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Fiorentinën në Torino. Fiorentina e nisi vrrullshëm ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 6′ me Milenkoviç.

Megjithatë vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 37′ me Alex Sandro pas asistimit të Miralem Pjanic. Në minutën e 53′ Ronaldo futi një top në zonë, i cili u devijua nga Pezzalla dhe i dha avantazhin vendasve.

Asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe bardhezinjtë shpërthyen në festën e titullit kampion.

Starti i sezonit ishte mjaft i mirë për skuadrën e Allegrit, që numëroi plot 8 fitore radhazi, para se të ndalej në barazim pa gola ndaj Genoas, në javën e 9, ndërsa në javën e 18 erdhi barazimi i dytë sezonal dhe për të parë humbjen e parë, duhej të vinte java e 28, ku bardhezinjtë u mposhtën 2-0 sërish nga Genoa.


Kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u luajtur, Juventusi mbyll kështu thuajse të gjitha “hesapet” sezonale, pasi tashmë synimi i vetëm është që të merret maksimumi i pikëve, për të barazuar rekordin e 102 pikëve, të arritura në titullin e vitit 2013-2014, kur në stol ishte Antonio Conte.

‘Zonja e Vjetër’ tregoi edhe një herë dominiin në kampionatin Italian duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë dhe duke e mbyllur çështjen e titullit disa javë përpara mbylljes së sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN