Ka nisur një debat në rrjetet sociale mes dy luftëtarëve të arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, me këtë të fundit që u pensionua javën e kaluar.
Irlandezi po i nxit të gjithë të komentojnë për vendimin e ish dy herë kampionit të UFC-së nëse ai do të kthehet apo jo. Por tani, kundërshtari i tij i fundit në kafaz, Khabib Nurmagomedov, thotë se e di arsyen e pensionimit të irlandezit.
Nuk është tronditje që pensionimi i McGregor nuk ka shkaktuar reagime emocionale të njerëzve. Mbase për shkak të natyrës së sjelljeve të irlandezit, për të cilin nuk është hera e parë që e njofton largimin nga ky sport.
Para tri viteve, pasi humbi kundër Nate Diaz, McGregor pohoi se do të pensionohej pasi kishte fituar mjaft para, por pas vetëm katër muajve luftoi kundër Diaz në një revansh.
Pensionimi i tij tani, vjen pas humbjes kundër Nurmagomedov vitin e kaluar. Khabib mendon se irlandezi do të rikthehet në kafaz dhe se këtë është duke e bërë vetëm për famë.
“Nesër ai do të thotë se do të rikthehet, të gjitha mediat do të flasin për të. Këtë e do ai. Ai nuk mundi të arrijë marrëveshje me UFC-në dhe tani dëshiron të luajë lojëra. Conor vepron si grua xheloze, e cila gjithë kohën thotë ‘do të largohem’, por rikthehet gjithmonë”, – tha Khabib.
Ka ardhur edhe replika e presidentit të UFC-së, që hodhi poshtë idenë se irlandezi do të ishte pjesë e UFC-së si pronar i saj. “Edhe Michael Jordan është një legjendë e NBA-së, por nuk është pronar”, – tha Dana White.
Gjithsesi, presidenti i UFC-së kërkon ta bëjë të lumtur sportistin më të famshëm të historisë së MMA-së. I pyetur për tërheqjen e McGregor, White tha:
“Unë nuk besoj se Conor është tërhequr nga sporti. Janë disa gjëra që ai dëshiron t’i ketë. Unë e di që ai dëshiron që ne të dy të takohemi dhe së shpejti do të jemi ballë për ballë.
Mendoj se brenda javës së ardhshme do të takohemi dhe diskutojmë. Ai dëshiron të ketë pejsën e tij në pronësinë e UFC-së, por ka mënyra të tjera për ta bërë atë të lumtur”.