MENU
klinika

Da Vinçi

Mjeshtri që pikturonte me të dyja duart

12.04.2019 - 12:21

Një galeri arti në Itali ka befasuar me zbulimin e saj, se mjeshtri i madh Leonardo Da Vinci kishte përdorur të dyja duart, për të krijuar disa prej kryeveprave të njohura. Galeria “Uffizi” ka hulumtuar vizatimet e para të Da Vincit, që tregojnë se mjeshtri Italian ka punuar me të dyja duart në krijimet e tij artistike.

 

 

Analizat shkencore dhe teknologjike kanë zbuluar një skicë peizazhi që fshihej prapa një kryevepre tjetër. Këto zbulime janë bërë në 500-vjetorin e vdekjes së Da Vincit, që do ta festojnë shumë galeri evropiane duke shfaqur punime të mjeshtrit që krijoi kryeveprën, Mona Lisën.

 

 

Vizatimi i parë daton më 4 gusht 1473 – kur Leonardo ishte 21-vjeçar. Ky vizatim shfaq një peizazh të lumit Arno në Florence. Ky vizatim dallohet nga të tjerët për shkak se Da Vinci e ka punuar me të dy duart, nga e majta në të djathtën. Një studim i dy teksteve ka konfirmuar se mjeshtri italian ishte i aftë të shkruante pa problem me të ty duart.

 

“Pjesa e pasme e këtij vizatime përfaqëson një të shkruar me dorën e djathtë, që krahasuar me vizatimet tjera me dorë të djathtë, tregon se punimi është i Leonardo. Por, në të njëjtën fletë shohim dy shkrime të kombinuara që Leonardo dinte t’i përdorte, por duket se janë ndryshe prej të tjerave” – shpjegon historiania e artit, Cecilia Frosinnini. Duke përdorur rrezet ultravioletë, specialistët e artit kanë zbuluar dy shtresa vizatimesh njëra mbi tjetrën.

 

 

“Është e mahnitshme se çfarë është gjetur me këto analiza. E dimë se Leonardo punoi me të dyja duart, sidomos me dorën e tij të majtë. Gjithashtu e kemi mëuar se në këtë vizatim punoi në dy faza, pasi ka gjurmë të një tjetër peizazhi në pjesën e pasme të vizatimit”, – tregon drejtori i galerisë, Uffizi.