70 vjet më parë, dymbëdhjetë shtete të Evropës e të Amerikës së Veriut themeluan NATO-n. Sot është para së gjithash Trumpi që mbjell dyshime, nëse ka të ardhme njëra nga aleancat ushtarake më të suksesshme të historisë.
NATO-ja ekziston në Evropë për t’i mbajtur “rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. Këtë e ka deklaruar dikur në një ambient shoqëror, sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, lordi britanik Hastings Ismay.
Me këtë ai shqiptoi një pikëpamje të përhapur të viteve të para: nga Lufta e Dytë Botërore e nisur nga Gjermania kishin kaluar vetëm pak vjet, Bashkimi Sovjetik kontrollonte të gjithë gjysmën lindore të Evropës, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Gjermanisë dhe amerikanët në fillim po mendoheshin a t’a linin sërish Evropën të merrej me veten dhe ndoshta nën një ndikim më të madh sovjetik.
Por kush ishte Lord Ismay?
Lord Ismay ishte Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s. Ai u emërua në post më 13 mars 1952 dhe mori detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës dhe si zëvendëskryetar i Këshillit të Atlantikut të Veriut më 4 prill 1952, përvjetori i tretë i nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut .
Lindur në Indi, në 1887, Lord Ismay u arsimua në Mbretërinë e Bashkuar në Shkollën Charterhouse dhe Kolegjin Ushtarak Royal të Sandhurst dhe në vitin 1907 u kthye në Indi ku filloi një karrierë të shquar ushtarake. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte në shërbim aktiv në Somaliland. Ai u kthye përsëri në Indi pas luftës dhe shërbeu në stafin e Komandantit të Shefit të Forcave Britanike. Në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, zoti Ismay u bë zëvendëssekretar i Kabinetit Britanik të Luftës, duke u bërë Shefi i Shtabit të Winston Churchill dhe më vonë Klement Attlee kur ky i fundit u bë Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes në vitin 1945.
Ai mori pjesë në shumë konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë Moskën, Teheranin dhe Jaltën, dhe më 1946 u bë Shefi i Shtabit të Lordit Mountbatten në negociatat për pavarësinë e Indisë.
Në postin e sekretarit të parë të përgjithshëm të NATO-s u emërua më 13 mars 1952.
Ismay u tërhoq nga posti në maj 1957 dhe u pasua nga Paul-Henri Spaak, Ministër i Jashtëm i Belgjikës. U nda nga jeta në vitin 1965.