MENU
klinika

Nesër skadon afati

Tatimet: Dorëzoni deklaratën e të ardhurave

29.04.2019 - 12:35

Data 30 prill është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton edhe një herë se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 lekë në vit.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 lekë. Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë :

• Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
• Të ardhurat bruto nga dividenti
• Të ardhurat bruto nga qiraja
• Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
• Të ardhura bruto nga interesat bankare
• Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
• Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
• Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
• Fitimi kapitali nga dhurimi.
• Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
• Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart


Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues.

Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, është kuti e lirë boshe në deklaratë dhe plotësohet nga vetë deklaruesi.

Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm.

Në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero përqind (30,000 lekë), tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit).

Skema

Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së mëposhtme :

• Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është 0%
• Për shumën e pagave mujore nga 30,001 lekë – 130,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30 000 lekë
• Për shumën e pagave mujore nga 130,001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23% e shumës mbi 130,000 lekë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Subjektet pasive e fermerët aktivë

DPT apel tatimpaguesve: Kujdes me…