Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Banka e Shqipërisë vihet re se kredia është rritur për të dytin muaj radhazi gjatë shkurtit.
Në shkurt kredia pësoi një rritje me 5 miliardë lekë, duke arritur deri në 541.5 miliardë lekë.
Ndërkohë nëse flasim për bazë vjetore, këtu mund të themi se kredia për ekonominë ka pësuar një rënie me 1.5%.
Vlen për t’u theksuar fakti se nëse do të përjashtoheshin efekti i kredive të fshira dhe kursi i këmbimit, portofoli për ekonominë do të ishte me rritje rreth 6%.
Nga vjen kjo rritje e ekonomisë në këtë fillim viti?
-Ky gjallërim i ekonomisë vjen falë segmentimit të biznesit. Kjo sepse biznesi thith më shpëjt volumet më të mëdha të kredisë.
-Kredia për biznesin përbën afërsisht 60% të kredisë totale për sektorin privat.
-Segmenti i biznesit mbetet përcaktues për ringritjen e kredisë për ekonominë në Shqipëri
Segmenti i individëve:
-Kreditimi në këtë segment ka një tendencë pozitive të qëndrueshme në kohë.
-Portofoli i ekonomisë është zmadhura me 4.4% në krahasim me një vit më parë.
Ndërkohë përsa i përket kredive për blerje banesash dhe atyre konsumatore, vihet re se kanë pësuar rritje dhe kjo falë normave të ulëta të interesit.