MENU
klinika

Shalsi: Sektori ka evazion

Taksa e plastikës, në fund të majit zgjidhet ngërçi

18.04.2019 - 13:27

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministri për Sipërmarrjen Eduart Shalsi zhvilluan një interperlancë me përfaqësues të biznesit.

Tema e inerperlancës ishte për të diskutuar për ndryshimet në paketën fiskale mbi taksimin e produkteve plastike dhe lëndëve të para që importohen për prodhimin e tyre.

Sipas Denaj, ligji pati qëllim kryesor rishikimin e taksës së plastikës, për ndikimin e drejtpërdrejtë që pati kjo taksë në kostot e biznesit.

Ulja e taksës nga 100 lekë në 35 lekë pritej të kishte një efekt pozitiv te biznesi por edhe te konsumatori final nëpërmjet uljes së çmimeve. Në paketën fiskale u konsoliduan edhe disa elemente, për të cilat ju thoni se ju kanë rënduar.

Në fakt, problematikat e hasura gjatë vitit, nuk lidhen vetëm me taksën, por edhe me administrimin dhe në sistem. Taksa 25 lekë për importet e lëndëve primare të plastikës u konsiderua një taksë e shtuar për prodhimin vendas.

Disa nga produktet u ndeshën me rëndimin e taksës në të gjithë zinxhirin e tyre, pasi udhëzimet nuk erdhën në kohë. Udhëzimet dolën në shkurt dhe kjo krijoi një shqetësim. Me publikimin e udhëzimit, mendoj se kemi adresuar 80% të shqetësimeve që keni pasur,”- tha Ministrja.

Vullnet Haka, përfaqësues i sektorit të plastikës, në emër të Bashkimit të Prodhuesve tha se janë rreth katër muaj që ka hyrë në fuqi taksa 35 lekë për ambalazhet e plastikës dhe 25 lekë për kg për importet e lëndëve të para.

“Ky vendim ka vënë në vështirësi biznesin,”– tha Haka.

Sipas Hakës, taksa preku shumë sektorë të tjerë, si ndërtimi, prodhimi i bojëra, sfungjerit, dhe të prodhimit të materialeve të ndërtimit.

Në këto kushte, vetëm duke iu referuar taksës për lëndën e parë, kemi taksuar lëndën e parë me 20%, ndërsa për produktet e gatshme e kemi taksuar në vlerë rreth 15%. Kjo është një taksë diskriminuese për prodhimin vendas,”- shpjegoi ai.

Eduart Shalsi, ministër i Sipërmarrjes, tha se taksa e ambalazhit, nga 100 lekë u vendos 35 lekë ka qenë propozim i biznesit.

Në morinë e të dhënave që dispononin, output nuk përputhej me outputin. Sasia e granulatit nuk përputhej me outputin e tij, pra kishte evazioni. Spektri i produkteve ishte shumë më i madh nga ai që kishim diskutuar. Shkaktoi anomali në treg. Udhëzimi i muajit shkurt synoi që të korrigjonte atë pjesë nga ndryshimet e taksës. Referenca ishte kodi 39. Në këtë sektor kemi një masë të madhe informaliteti,”- tha Ministri Shalsi.

Shalsi tha se taksa prej 25 lekë për kg për importet e lëndëve të para, pjesë e Kodit 39, është duke u shqyrtuar me shumë kujdes dhe përgjegjësi dhe se do të ndryshojnë masën.

“Ne jemi të bindur që duhet ulur. Fundi i muajit do të na gjejë me një propozim konkret”– tha Shalsi.

Neritani Male, i cili operon në sektorin e termoizolimit shpjegon se është prekur nga taksa, duke sjellë një rritje të çmimeve për produktet e termoizolimit me 15%, duke i bërë jo atraktive. Kjo taksë sipas Males po aplikohet mbi një produkt miqësor me mjedisin.

Shalsi argumentoi se rasti i biznesit të zotit Male, apo ai i prodhimit të bojërave, ishin kategori që nuk ishin parashikuar.

Kemi ngritur një grup për një zgjidhje finale të problemit, ndryshime ligjore.

Ka një shqetësim që duhet ta marrim në konsideratë, zbatimi i udhëzimit nga Doganat dhe Tatimet.

Çdo udhëzim merr dhe fazën e axhustimit. Tashmë jemi në fazën e axhustimit institucional.

Disa prej drejtorive po azhurnohen me vështirësi”,– shpjegoi Shalsi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjja e Ministrisë së Financave

Taksa e plastikës, biznesi ngre alarmin