Rreth 38 030 vërtetime janë dhënë nga Administrata Tatimore gjatë periudhës Janar-Mars të këtij viti përmes portalit e-Albania për individët, subjektet, si dhe direkt nga punonjësit e institucioneve të përfshira në portal.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pjesa më e madhe e vërtetimeve janë për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ndjekur nga vërtetimet për pagim detyrimesh si dhe shërbime të tjera.
Ndërkohë, sa i takon vërtetimeve të dhëna në sportelet e Zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, nga të dhënat statistikore gjatë 3-mujorit të parë të 2019-ës janë numëron 10 674 të tilla.
Sipas DPT-së, ofrimi i shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtpërdrejta me administratën, radhët e gjata si dhe ka reduktuar po ashtu edhe kohën e pritjes