Ajaxi i Amsterdamit është shpallur kampion i Holandës ende pa përfunduar sezoni.
Harkëtarët kanë mposhtur në javën e 34 (të parafundit) Utrechtin, me rezultatin e thellë, 4-1.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në avantazh, duke realizuar me anë të Othan Boussaid që në minutën e parë.
Por, Ajax u rikthye shpejt në lojë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Klaas-Jan Huntelaar (14’).
Para se të përfundonte pjesa e parë, Donny van de Beek e përmbysi rezultatin për Harkëtarët.
Pjesa e dytë ishte e tëra për Ajaxin, ku Dusan Tadic shpërtheu duke shënuar dy gola (75’ dhe 80′ nga pika e bardhë).
PSV humbi 1-0 ndaj AZ Alkmaar, ndërsa golavarazhi mes tyre është shumë i thellë, duke bërë që titulli të vendoset më herët.
Ajaxi është në vendin e parë me 83 pikë, 3 më shumë se PSV, ndërsa në xhiron e fundit do të përballet me Countyn për të ngritur dhe trofeun e titullit kampion.