MENU
klinika

Europa League

Anglia ‘pushton’ Europën! Derbi londinez në finale

10.05.2019 - 00:07

Chelsea dhe Arsenali janë dy ekipet finalist të këtij edicioni në Europa League.

Ekipi i Emery triumfoi në “Mestalla” me shifrat 2-4 ndaj Valencias duke ‘vulosur’ kualifikimin.

Valencia e nisi mirë ndeshjen duke shënuar me Gameiron, por kundërpërgjgjia e “Topçinjve” nuk vonoi duke rikthyer fillimisht baraspeshën me Aubameyang dhe më pasi kaluan në avantazh me Lacazette.


Gameiro riktheu sërisht në lojë Valencian, por Aubameyang realizoi edhe dy herë të tjera deri në fund, duke vulosur tripletën personale dhe kualifikimin në finale të Arsenalit.

Një ndeshje tepër emocionuese ishte ajo mes Chelsea dhe Frankfurt në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës arritën në finalen e Europa League, në një ndeshje ku u desh edhe ekzekutimi i 11-metërshave.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 1-1 ku golit të Loftus-Cheek iu kundërpërgjigj njeriu i momentit tek Frankfurt, Luka Jovic.

Në minutat shtesë Londinezët rrezikuan së tepërmi ku David Luiz dhe Zappacosta shpëtuan dy gola të sigurt.

Gjatë ekzekutimit të penalltive Kepa u shndërrua në heroin e ndeshjes për Chelsean duke pritur penalltitë e Hinteregger dhe Paciencia, ndërkohë që për ekipin e Sarrit gaboi vetëm Azpilicueta.

Eden Hazard shndërroi në gol penalltinë e fundit duke shpërthyer në festë me ekipin e tij.


Chelsea triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3 duke kaluar në finalen e Europa League ku do të ‘përplasë brirët’ me rivalët historikë, Arsenal.