MENU
klinika

Portieri spanjoll

Casillas lë spitalin i buzëqeshur/ Flet për të ardhmen

06.05.2019 - 19:10

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas ka dalë nga spitali pas atakut kardiak që pësoi në zemër disa ditë më parë.

Casillas u shtrua me urgjencë dhe për të evituar problemet në zemër iu desh një ndërhyrje kirurgjikale.

San Iker doli nga dyert e spitalit i buzëqeshur nën shoqërinë e bashkëshortes duke ngrohur zemrat e tifozëve.

Pas një ngjarjes, shumë vetë menduan se “gardiani” spanjoll do të njoftonte lamtumirën nga sporti, por nuk ka ndodhur kështu sepse mesa duket, atij do i duhet kohë për të marrë këtë vendim të rëndësishëm.

Në fjalët e para të tij para gazetarëve, Casillas shpjegoi se problemi ne zëmër është zgjidhur, por e ardhmja mbetet ende enigmë:

“Nuk e di çdo të ndodhë në të ardhmen. Si fillim do të duhet të pushoj për disa javë”, tha 37-vjeçari ndër të tjera.