Paris Saint Germain po projekton ndryshime në ekip gjatë merkatos së verës.
Prestigjozja franceze “France Football” shkruan në faqen e saj online se kampionët e francës kanë shfaqur interes për të transferuar në kryeqytetin francez sulmuesin boshnjak të Romës, Edin Dzeko.
Francezët po mendojnë të largojnë Edison Cavanin këtë verë dhe kanë piketuar sulmuesin e Romës, si zëvendësues të yllit uruguaian.
Kontrata e boshnjakut me Romën skadon në verën e 2020-ës, ndaj verdhekuqtë janë të predispozuar ta shesin këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero.
Edhe vetë sulmuesi po mendon largimin nga kryeqyetasit duke e konsideruar të mbyllur epokën e tij në Romë.
Megjithatë, në garë për 34-vjeçarin nuk janë edhe Interi me Napolin, por në fund do të jetë Dzeko ai që do të zgjedhë.