MENU
klinika

Deklarata

Korrigjimi i kufijve/ Serwer: Macron u bashkua me kundërshtarët e…

02.05.2019 - 11:26

Në lidhje me Samitin e Berlinit ka reaguar edhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer.

Ai tha se ka kuptuar që presidenti francez Macron është rreshtuar në krah të kundërshtarëve të idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte 3 probleme paqësore në Ballkan dhe sot pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë mbeten vetëm dy: Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe rregullimi i qeverisjes jofunksionale të Bosnjes dhe Hercegovinës”, kështu deklaroi Serwer.

Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë.

Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë drejtori i Programit për Menazhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer.

Gjithashtu Sewer mendon se momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me Serbinë është tani.

“Dhe sapo të zgjidhet (i referohet problemit të Kosovës dhe Serbisë), problemi në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë shumë më e zgjidhshme dhe më ndryshe se tani”, tha Serwer.