Barcelona ka triumfuar në ‘finalen e parakohshme’ të Champions League.
Katalanasit mposhtën 3-0 Liverpoolin duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së kompeticionit. Ekipit i Valverde u duk i ‘etur’ për gol u që në minutatat e para.
Dëmtimi i Keita në minutën e 24′ prishi planet e Liverpool, ndërkohë që Suarez ndëshkoi anglezët dy minuta më vonë pas një topi nga Jordi Alba.
Liverpooli nuk shfrytëzoi dot një rast me Sadio Mane për të barazuar dhe pjesa e parë u mbyll 0-1 për katalanasit.
E dyta nisi vrrullshëm nga ekipi i Klopp por Ter Stegen u tregua një ‘mur’ i pakalueshëm ndaj Milner dhe Salah. Minutat e mbetura folën të gjitha për Barçën dhe Leo Messin.
Në minutën e 75-të, ‘pleshti’ shfrytëzoi një top të lënë në zonën e Alisson nga Suarez, dhe e dërgoi në rrjetë duke dyfishuar rezultatin.
Numri 10 i Barcelonës nuk u ndal me kaq pasi 7 minuta më vonë shënoi një super gol nga goditja e lirë prej 25 metrash distancë.
Liverpool u dorëzua në minutat e mbetura dhe Salah goditi shtyllën në minutën e 84′ gjë që veniti totalisht shpresat e “The Reds”.
Messi me shokë janë pothuajse në finale ndërsa Liverpool do ta ketë tepër të vështirë të përmbysë rezultatin në “Anfield”.