Milani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Fiorentinës për objektivin Champions League.
Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 0-1 me golin e mesfushorit turk Calhanoglou.
Sfida u vendos në pjesën e parë ku pas harkimit të Susos, numri 10 i Milanit, devijoi në portë topin duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Në pjesën e dytë skuadra vjollcë bëri gjithçka për të shmangur humbjen dhe i pati madje rastet, sidomos me sulmuesin e saj kryesor, Federico Chiesa, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.
“Djalli” me këtë fitore mbetet jashtë zonës Champions, në vendin e 5-të (62 pikë), me 3 pikë më pak se Atalanta dhe 1 më pak se Interi, që do të luajë ndaj Chievos.
Në dy javët e mbetura kuqezinjtë do të përballen me Frosinonen dhe SPAL-in, ndërsa Atalanta do të luajë ndaj Juventusit dhe Sassuolos.
Në takimin tjetër mes Cagliarit dhe Lazios, bardhekaltërit triumfuan 1-2 ku shënuan Luis Alberto dhe Correa për miqtë dhe Pavoletti për ishullorët).
Ky rezultat mban në garë ekipin kryeqytetas për vendin e 6-të që të çon në Europa League dhe vetëm matematikisht shpresat për Champions.