MENU
klinika

NBA

Rockets fiton ‘në frymën e fundit’/ Hap serinë ndaj Warriors

05.05.2019 - 19:04

Houston Rockets morri një fitore me ‘dorë në zemër’ në sfidën e tretë gjysmëfinale ndaj Golden State.

Skuadra teksane triumfoi me rezultatin 126-121 pas kohës shtesë në një ndeshje që rezultoi vërtetë e çmendur për mënyrën sesi rrodhën gjërat.

Një sukses që e ngushton në 2-1 serinë në favor të Warriors por duke patur parasysh faktin që edhe ndeshja e 4-t mes tyre do të luhet në Toyota Center gjithçka mund të barazohet në 2-2. Pas një periode të parë pothuajse të barabartë, Houston mori frenat e lojës në dorë në periodën e dytë të cilën e mbylli në avantazhin e 9 pikëve.

Në 12-minutëshin e tretë teksanët menaxhuan avantazhin por gabuan në fraksionin më të rëndësishëm, pikërisht në periodën e 4-t.

Golden State rikuperoi shumë shpejt 7 pikë disavantazh, madje mori dhe epërsinë me 2 pikë, por vetëm falë dy gjuajtjeve të lira të sakta në fund, Rockets arritën ta çonin ndeshjen në shtesë.

Këta të fundit u treguan më të saktë duke shënuar 5 pikë më shumë se kampionët në fuqi të NBA për të marrë një fitore me peshë me shifrat 126-121.

Edhe në këtë përballje të tretë sfida brenda sfidës ishte mes Kevin Durant dhe James Harden. Ylli i Warriors spikati me 46 pikë 3 asiste e 6 rikuperime, ndërsa Harden shkëlqeu me 41 pikë 6 asiste e 8 rebound.

Një ndihmë të madhe mjekëroshit ia dha edhe Eric Gordon që realizoi 30 pikë teksa të dy udhëhoqën Rockets drejt fitores.