Red Bull Leipzig ka shtyrë festën e titullit për Bayernit, duke e vënë në dyshim deri diku suksesin përfundimtar të bavarezëve.
Në javën e 33-të të Bundesligës, skuadra e Niko Kovacit barazoi 0-0 në “Red Bull Arena”, ku një fitore e mundshme do t’i shpallte matematikisht kampionë.
Nga ana tjetër, Dortmundi fitoi 3-2 në “Signal Iduna Park” ndaj Dusseldorfit, në një ndeshje që dhuroi tepër emocione.
Verdhezinjtë zhbllokuan rezultatin në fund të pjesës së parë me Pulisic, por sapo nisi e dyta, Fink barazoi për Dusseldorfin. Delaney kaloi për herë të dytë bë epërsi vendasit në minutën e 53-të, ndërsa pak çaste më vonë Lukebakio i kundërshtarëve humbi një 11-metërsh.
Në kohën shtesë Mario Gotze shënoi golin e sigurisë, ndërsa para se gjyqtari të sinjalizonte fundit e takimit.
Edhe pse Kownacki shënoi golin e 2-të për miqtë, Dortmundi triumfoi 3-2 duke shtyrë enigmën e titullit kampion për në javën e fundit.