MENU
klinika

SItuata kritike

Vllaznia mes shumë hallesh, frikë për drejtuesit e klubit

07.05.2019 - 18:16

Vllaznia nuk është në një situatë aq të mirë sa duket prej jashtë, pasi kanë shumë probleme.

Klubi shkodran arriti objektivin primar për rikthimin në Superiore duke fituar grupin e veriut në Kategorinë e Parë. Bashkia e Shkodrës ka miratuar buxhetin, por që mbetet i bllokuar dhe duket se administrata e shkodranëve do të ketë probleme sërish.

Drejtuesit e kuqebluve ankohen se fondi nuk lëvrohet dhe kjo do të sjellë probleme në merkaton e verës.

E ardhmja e administratorit Suad Lici dhe drejtorit sportiv, Engin Firat është në dyshim, sipas Telesport.

Të dy nuk dihen nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Vllaznisë. Situatat që kanë kaluar sivjet nuk kanë qenë aspak të lehta, prandaj dhe drejtuesit kuqeblu po mendojnë pozicionin e tyre.

Lojtarët nuk janë të kënaqur, pasi shumica prej tyre po shohin mundësi të reja për veten.

Ata nuk duan të qëndrojnë me shkodranët sezonin e ri, pasi me një çorganizim të tillë, Vllaznia duket se do të luftojë sërish për mbijetesë.

Një situatë që do të ishte e papranueshme në Shkodër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN