30.05.2019 - 12:29
Interi ka vendosur zyrtarisht të shkëpusë bashkëpunimin me trajnerin Luciano Spalleti pas dy sezonesh.
Javët e ardhshme Marotta do të diskutojë me teknikun toskan, prishjen e kontratës që i skadon në vitin 2021.
Në komunikimin e shkurtër shkruhej:
“Klubi falënderon teknikun për punën e zhvilluar dhe për rrugëtimin e përmbushur së bashku.”
Tani nuk ka më dyshime dhe Antonio Conte do të nisë punën si trajner i ri i Interit, dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda 24 orëve.
Ditën e shtunë, Conte do të jetë me Marottan në “Wanda Metropolitano” për të ndjekur finalen e Champions League.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Emra Champions"
Drejt shkarkimit/ Spalleti mesazh lojtarëve të Interit!
I 'shkel syrin' Juventusit
Wanda ‘i hedh benzinë zjarrit’: Icardi do përshtatej me Ronaldon!
Ndryshime për zikaltërit