Një nga surprizat më të mëdha në historinë e dueleve për peshat e rënda në boks ishte triumfi i pabesueshëm i Andy Ruiz Junior ndaj Anthony Joshuas.
Favoriti i përballjes u rrëzua 4 herë në tapet, duke dorëzuar 4 gjerdanë të artë në duart e meksikano-amerikanit.
Në botën e boksit ish-kampionit i ofrohet gjithnjë shansi i ndeshjes së revanshit me shumë gjasa dueli i dytë mes Ruiz e Joshua do të zhvillohet mes muajve nëntor dhe dhjetor.
Eddie Hearn, promotori i britanikut, ka shkruar në rrjetet sociale se e kanë aktivizuar në kontratë klauzolën e sfidën së kthimit, e cila do të zhvillohet në fund të këtij viti, teksa mbetet për t’u përcaktuar vetëm vendi.
Kur të gjithë prisnin supersfidën mes Delonte Wilder dhe Anthony Joshua, ndodhi e papritura. Andy Ruiz Junior, i cili edhe pse zotëronte një rekord për t’u respektuar me 33 fitore e një humbje, ishte gati i panjohur në momentin kur iu dha mundësia të sfidonte anglezin, kjo për shkak se boksieri, i cili ishte në program për të qënë rivali i 29- vjeçarit, Jarrel Miller, rezultoi pozititv në kontrollet e anti-dopingut.
Më tej, mrekullia ndodhi në “Madison Square Garden” dhe sot Ruiz është kampioni i botës në 4 federata WBA, WBO, IBO e IBF.