MENU
klinika

Pas sherrit me shokun e skuadrës

Kampioni i Moto GP modifikon motorrin!

11.06.2019 - 17:24

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ka qenë ditët e fundit në Japoni, për të testuar një motor të ri të Hondas, që është përgatitur posaçërisht për të.

Ish-kampioni i botës në Moto GP këtë sezon nuk ka hyrë asnjëherë në “top-10” më të mirët në garat e zhvilluara deri më tani.

Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Marc Marquez, ka fituar 3 gara dhe kryeson botërorin.

Kjo diferencë e madhe mes dy pilotëve, sipas Lorenzo, ka të bëjë me motorin Honda, që atij nuk i përshtatet shumë mënyrës së tij të pilotimit.

Ndaj ai ka shkuar në fabrikë për të dhënë këshillat e duhura dhe në garën e radhës, në Katalonja të Spanjës, ai do të ketë një motor të ri.

32-vjeçari ka postuar një foto në rrjetet sociale ku jep lajmin. “Pas disa ditësh pune intensive në Japoni jam rikthyer në shtëpi, duke u përgatitur për garën e radhës”, shkruan ai, që garon para fansave të tij.

Pritet që në këtë garë motori i tij Honda t’i japë mundësi të duelojë për fitoren ashtu sikurse edhe Marquez, me të cilin pati disa shkëndija javën e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ferrari 'jashtë kontrollit'

Mercedez sundon në Monaco