Prej ditës së sotme një qytet në lartësitë e Golan mban emrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: jo më Bruchim, si quhej dikur, por “Lartësitë e Trump”.
Vendosjen e gurit të parë – që për momentin është një tabelë e madhe me emrin e ri – e kreu kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu për të nderuar një mik të madh. Ai shpjegoi se Trump ishte lideri i parë ndërkombëtar i cili njohu sovranitetin izraelit në lartësitë e Golan.
Në prani të qeverisë së mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në vendin e ceremonisë dhe të ambasadorit amerikan në vend David Friedman, u formalizua pas një shtyrje të diskutueshme – një vendim i marrë dhe i shpallur menjëherë pas njohjes nga ana e Presidentit amerikan të sovranitetit izraelit në lartësitë e Golan, që iu mor Sirisë gjatë luftës në vitin 1967.
“Për ne është një ditë historike u shpreh Netaniau duke shtuar si ndihej krenar për këtë nder që po i bënte kreut të shtëpisë së Bardhë.
Duke filluar që nga mëngjesi i të hënës vendi është plot me gazetarë të cilët janë përqendruar në shtëpitë ku jetojnë 15 persona, pjesa më e madhe emigrant rusë. Ndërsa pyetja kryesore ishte se si ndiheshin ata si banorë të Trump City.
I vendosur në një kodër, qyteti duket si një parajsë por e izoluar. Ndërsa banorët janë shprehur të lumtur për ndryshimin e emrit, pasi sipas tyre kjo po shërben për të tërhequr njerëzit dhe për t’u zhvilluar. Por kishte dhe nga ata të cilët ishin më skeptikë duke thënë se duhen shkolla dhe spitale si dhe mjete transporti. Por meqënëse banorët janë të pakët në numër ato nuk mund të ndërtohen.
Kryeministri izraelit deklaroi se ndërtimet në Golan do të vazhdojnë për të gjithë banorët, hebrenj dhe jo, për të ardhmen e Izraelit.
Por opozita në vend nuk është dakord dhe akuzon qeverinë se po punon vetëm në fushën e marrëdhënieve publike. Por presidenti i këshillit rajonal të Golan, ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se kishte marrë me qindra telefonata dhe nga hebrenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja të cilët dëshironin të emigronin në “Trump City”.