MENU
klinika

Reagon këngëtarja

U pajtuan? / Fifi habit me veprimin për këngën e Melindës

13.06.2019 - 12:48

“Sherri” virtual mes repereve shqiptare si Tayna, Rina, Melinda bëri bujë në media sociale.

Fifi, me këngën “Habibi” sulmonte pothuajse të gjithë estradën shqiptare dhe përcillte mesazhin se muzika e tyre kishte arritur në nivele ‘bajate’.

Në “sulmet” e shumtë që Fifi lëshoi, disa prej tyre ishin drejtuar edhe drejt njërës prej repereve më të reja Melindës.

“Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, thoshte Fifi duke iu referuar këngës “Lulija”.

Megjithatë, ajo që na habit është fakti se mes vajzave tashmë duket se raportet janë përmirësuar.

Melinda Ademi ka publikuar së fundmi videoklipin e saj më të ri, i cili quhet “Pika pika”

Ndërkohë edhe pse dikur sulmonin njëra-tjetrën me deklarata, Fifi e ka shpërndarë me link këngën e re të Melindës duke vulosur në këtë formë zbutjen e raporteve.