MENU
klinika

Tronditet Moto GP

E papritur/ Yamaha heq dorë nga Valentino Rossi!

21.07.2019 - 16:10

Yamaha nuk ka më besim te Valentino Rossi, duke i treguar derën.

Ai që ka lëshuar bombën është drejtori sportiv i motorit japonez Lin Jarvis. Ai mendon se ka ardhur koha që 40-vjeçari italian të largohet, pasi nuk është më kompetitiv.

Rossi ka një kontratë deri në vitin 2021 me Yamaha.

“Valentino është në një fazë krejt tjetër të jetës së tij. Me gjithë respektin për të, e ardhmja e Yamaha nuk varet më nga zgjedhjet e Rossit. Mund të garosh këtu dhe të jesh kompetitiv për 1, 2 apo 3 vjet. Gjithsesi, niveli ynë i varësisë nga Rossi ka ndryshuar. Trashëgimia e tij me Yamaha ka përfunduar”, tha Jarvis.

“Yamaha do të vijojë punën pa të, edhe pa presidentin aktual apo pa mua. Të gjitha shoqëritë e mëdha kalojnë periudha tranzicioni. Kjo nuk do të thotë që Rossi nuk është i rëndësishëm për Yamaha. Unë shpresoj që ai të mbesë një ambasador i markës tonë”, u shpreh Lin Jarvis.

Deklaratë që ka tronditur sportin e Moto GP, në një kohë që botërori është pushim. Rossi aktualisht është me pushime me të fejuarën e tij Sofia Novello dhe ende nuk ka replikuar për këtë deklaratë të shefit të tij.

Duket qartë se Yamaha po kërkon një zëvendësues.