Xhirimet e filmit të parë të Bes Kallakut nisën muajin e kaluar.
Bashkë me të edhe aludimet për kastin, pjesë e të cilit thuhet se janë edhe Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu.
Filmi, ku Besi do të jetë edhe protagonist në rolin e Skifterit, do të quhet “Falco”.
Bes Kallaku ka treguar se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit.
“Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”., u shpreh ai.
Sot, Sara Kolami publikoi në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet krah Bleona Qeretit dhe modeles amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi, ndërsa në përshkrim ka vendosur hashtag-un “falco” dhe duke shkruajtur:
“Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një funeral?”
Sara ka shkruajtur gjithashtu se është dita e parë e xhirimit.
Më parë është mësuar se pjesë e kastit janë edhe Olsi Bylyku dhe Albano Bogdo.