Në një konferencë për mediat, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi foli për përparësitë e turizmit gjatë këtyre 365 ditëve.
Ndër të tjera, Klosi ka thënë se krahasur me vitin e kaluar dhe 2017, numri i të mbyturve është ulur në nivele të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, Klosi është shprehur se janë shtuar hapësirat publike në plazhet e ndryshme të Shqipërisë si Kavajës, Sarandës dhe Shëngjinit.
‘Arritja tjetër është investimi i madh duke plotësuar një nga pikat më të rëndësishme të turizmit. Nga 1 janar janë hapur plot 127 struktura hotiliere.
Është shënuar një progres i konsideruar në Sarandë, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Durrës dhe Kavajë. Po ashtu nuk ka asnjë rreth që mungojnë hotelet.
Po ashtu së bashku me nënperfektin në një periudhë 12 mujore kemi analizuar të gjitha strukturat. Po nga inspektimi të gjitha grupeve të punës, kemi vërejtur që në fillim në zonat e plazhit strukturat funksionale merrnin para dhe duke mos kthyer asgjë në këmbim pushuesit.
Vetëm nga kjo punë e madhe kemi arritur këtu. Sot gjatë muajit korrik jemi në nivele shumë të mira krahasur me vitin 2018 dhe në nivele të jashtëzakoshme për vitin 2017 për numrin e të mbyturve.
Ndaj sot në plazhe kemi hapësira të reja dedikuar publikut, si në plazhet e Kavajës, Sarandës, Himarës të Lukovës, Shëngjinit për njerëzit e thjeshtë dhe zakonshëm’, tha Klosi.