MENU
klinika

"Nuk dua të jem skllav"

Albano Bogdo merr vendimin e papritur, braktis televizionin!

06.08.2019 - 15:20

Albano Bogdo na ka habitur gjithnjë me deklaratat e tij të bujshme, ndaj tani e tutje e dimë fare mirë se duhet të presim çdo gjë prej tij…

Së fundmi ai do të mbyllë çdo rrjet social të mundshëm madje edhe vetë telefonin për një farë kohe e mesa duket po ashtu do lërë punën, gjë që na shokuar të gjithëve!

Aktori i njohur i programit të humorit “Duplex” ka vendosur që të shkëputet nga bota e teknologjisë, prej të cilës thotë se kemi fituar varësi.

“I want to break free. Dua të jetoj i lirë. Nuk dua të jem skllav i parave apo i teknologjisë, aq më pak, i famës, e cila është gjëja më e parëndësishme në jetë. Ju falenderoj”, shprehet aktori.

 

Por vendimi i tij nuk mbetet vetëm në kuadrin e teknologjisë pasi Albano paralajmëron se një ditë mund të lërë edhe vetë ekranin, i cili e lodh shumë:

“Kam vendour të dal e ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Do të mendohem shumë të marr vendimin e duhur dhe me siguri, kam bindjen që përfundimisht do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më lodh shumë”.

Të jetë ky një veprim krejt i çuditshëm dhe vendim i papritur apo ndoshta thjesht një kapriço e momentit?!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vajza që i ka vjedhur zemrën!

E pranoi! Albano Bogdo, i dashuruar!