Disa prej artistëve botëror kanë arritur në Prishtinë, ku do të perfomojnë në kuadër të “Sunny Hill Festival”.
Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë.
Një prej tyre është edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë ditës së djeshme ka ardhur vendlindje e shoqëruar me të dashurin e ri, Anwar Hadid.
Dua ka dhënë një intervistë para nisjes së festivalit, organizator i së cilit është baba i zeshkanes, Dukagjin Lipa.
Ajo ka pohuar se ndihet e lumtur dhe krenare që po mund të ndihmojë të rinjtë e vendit të saj, ku ka talente të shumta.
“Faleminderit që po na jepni ndihmesë që të bëjmë festivalin në Prishtinë. “Sunny Hill Academy” ka qenë një ëndërr e madhe që të rinjtë të vijnë në shprehje talentin e tyre dhe kjo do të jetë një bazë për t’u jap mundësi atyre. Tash po e shoh që po bëhet realitet dhe ndihem krenare. Ne kemi ëndërruar gjëra të mëdha. Ky është projekt i madh”, ka pohuar ajo.
Kujtojmë se Dua Lipa ka zgjedhur që të këtë vit të mos të paraqitet në skenë duke zgjedhur që të jetë vetëm si mysafire dhe do ta përcjell si fanse koncertet e kolegëve.