MENU
klinika

Geraldina, gazetarit amerikan

“Princi, së pari do të edukohet për të qenë…”

04.08.2019 - 17:26

      “L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë, të zhvilluar asokohe në Versajë, me një zyrtar të shtypit amerikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

 

 

 

 

Bisedimet e Versajës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.

— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?

 

 

 

 

Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :

— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.

E ardhmja e princit ?

— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.

 

 

 

 

 

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë, pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Windsorit.

— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?

— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi, se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende, kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.

… Pa mohuar, se do të shkojë tek ato një ditë.”

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotot me ngjyra/ Një histori si në përralla!

81 vite e 1 ditë nga dasma mbretërore që pa Shqipëria


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB