25.09.2019 - 20:14
Leo Messi vijon të bëjë me dhimbje koke drejtuesit e Barcelonës, ku përveç pakënaqësive me klubin, nuk po gjen qetësi as me dëmtimet fizike.
Argjentinasi është detyruar të dalë nga fusha pas pjesës së parë në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Villarreal.
Sulmuesi ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe Valverde e ka zëvendësuar duke mos rrezikuar që dëmtimi të përkeqësohej.
Tani klubi i Barcelonës ka dalë me një deklaratë zyrtare: “Lojtari i ekipit të parë Leo Messi ka tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Është një tërheqje e vogël dhe rikthimi i tij do të varet nga faza e riaftësimit.”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Messi 'ngrin buzëqeshjen' e katalanasve
Barcelona vuan por rikthehet tek fitorja
Ja prapaskenat
FIFA vs Ronaldo, i jep çmimin Messit ‘për inat’!
FIFA The Best 2019