MENU
klinika

The Guardian

Këto zgjedhje do e transformojnë Britaninë

24.09.2019 - 15:01

E vërteta është se Brexit nuk ishte kurrë një projekt unilateral por Atlantist.

Unë e di se zgjedhjet e këtij viti janë ndër më të rëndësishmet me të cilat përballet vendi. Ekziston një mundësi e vërtetë që vitet 2020 do të përcaktojnë zgjidhjen tonë politike dhe ekonomike për një gjeneratë të tërë.

Ne kemi zgjedhje reale për të bërë për shoqërinë në të cilën jetojmë. A do t’i japim fund, do të rregullojmë apo rinovojmë kontratën tonë sociale?

A do të ofrohet kujdesi social falas për individët dhe familjet? A do të bëhet transporti publik i lirë dhe i bollshëm në të gjithë vendin, ashtu si në Londër? A do t’i bëjmë të dhënat në dispozicion për ndërmarrjet gjigande? A duhet që aksesi në internet të jetë universal dhe falas?

Ne kemi një mundësi për të ripërcaktuar se cilat pjesë të jetës të bëhen më mirë duke punuar së bashku dhe çfarë ende duhet t’u lihet individëve.

Ekziston një urgjencë për këto zgjedhje. Dekada e kaluar ka qenë veçanërisht e ashpër për të rinjtë. Ata janë duke u angazhuar politikisht dhe të uritur për ndryshime më shumë nga sa imagjinohet. Por kërkesat e tyre janë më shumë individuale sesa kolektive, konservatore dhe jo radikale.

Të fitosh nënkupzon të gjesh një zgjidhje për çështjen e klimës. Asnjë parti politike nuk duhet të lejohet të hyjë në zgjedhje pa një propozim të besueshëm.

Kohët e fundit, institucionet e demokracisë sonë kanë krijuar një ndarje të jashtëzakonshme. Mbretëria e Bashkuar ka një “kushtetutë të pashkruar”, por kjo na largon nga karakteri i saj i vërtetë: kushtetuta jonë i përket klasës qeverisëse, jo njerëzve.

Përgjigja për problemet tona është më shumë demokraci, jo më pak. Ne mund të fillonim vitet 2020 duke i lënë njerëzit të kenë fjalën e fundit lidhur me Brexit; duke shkruar një kushtetutë të re që i përket popullit; dhe që siguron kontroll demokratik mbi ekonominë në mënyrë që t’i shërbejë shoqërisë.

Tom Kibasi është drejtor i Institutit për Kërkime të Politikave Publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”