MENU
klinika

The Washington Post

Një pikë kthese në të dyja anët e Atlantikut…

25.09.2019 - 12:41

Kur të shkruhet historia e kësaj epoke, e marta, 24 shtator 2019, do të mbahet mend si dita kur institucionet e nderuara demokratike anglo-amerikane luftuan përsëri kundër liderëve anglo-amerikanë,.

Në mëngjes, Gjykata Supreme Britanike vendosi që Kryeministri Boris Johnson nuk mund të pezullojë Parlamentin për të larguar Mbretërinë e Bashkuar jashtë Bashkimit Evropian, pa ndonjë marrëveshje apo traktat tregtar.

Në mbrëmje, në anën tjetër të Atlantikut, kryetarja e Demokratëve Nancy Pelosi më në fund bëri thirrje për shkarkimin e Trump. Ekziston një shkak i menjëhershëm: Presidenti Trump i kërkoi homologut të tij ukrainas që të hetojë lidhur me Joe Biden dhe përdori ndihmën ushtarake amerikane për të shantazhuar liderin ukrainas për të rënë dakord.

Shtëpia gjithashtu është irrituar nga refuzimi antikushtetues i Shtëpisë së Bardhë për të gjetur dëshmitarë dhe prova, duke e bërë të pamundur që Kongresi të kryejë ndonjë formë të mbikëqyrjes kuptimplote.

Në të kundërt me Britaninë, seancat dëgjimore nuk do të jenë të qeta. Priten muaj të një debati politik të zjarrtë.

Ka shumë dallime të tjera midis çështjeve britanike dhe amerikane. Por ka një ngjashmëri: Në të dy vendet, e ardhmja e organeve të zgjedhura legjislative tani është në rrezik.

Si Parlamenti Britanik ashtu dhe Kongresi Amerikan, vitet e fundit kanë humbur popullaritetin dhe madje edhe legjitimitetin. Gjithnjë e më shumë, të dy organet legjislative shihen si përçarëse, dhe joefikase, dhe jo pa arsye.

Në të dy vendet, debati i vërtetë politik është zhvendosur drejt studiove televizive dhe mediave sociale.

Speaker of the House Nancy Pelosi, D-Calif., center, Senate Minority Leader Chuck Schumer, D-N.Y., right, and other congressional leaders, react to a failed meeting with President Donald Trump at the White House on infrastructure, at the Capitol in Washington, Wednesday, May 22, 2019. From left are House Majority Leader Steny Hoyer, D-Md., Sen. Ron Wyden, D-Ore., House Transportation and Infrastructure Committee Chair Peter DeFazio, D-Ore., Pelosi, House Majority Whip James E. Clyburn, D-S.C., and Schumer. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Parlamenti Britanik, duhet të dalë me një zgjidhje të qartë, qoftë për një Brexit të arsyeshëm, qoftë kundër tij. Nëse jo, atëherë reputacioni i Parlamentit nuk mund të shërohet kurrë. Kongresi, po ashtu, duhet të bëjë diçka të tillë lidhur me shkarkimin e presidentëve. Nëse jo, atëherë prestigji i Kongresit, dhe veçanërisht i Demokratëve në Kongres, nuk do të rikuperohet.

Dhe atëherë do të jemi në një epokë tjetër në të cilën presidentët dhe kryeministrat kanë, në praktikë, një fuqi të pakufizuar.

“E mira e njerëzve është ligji suprem,” shkroi Ciceroni, oratori që luftoi kundër fundit të Republikës Romake. Por kush do të vendosë se cila është “e mira e njerëzve”? Kjo është ajo që diskutohet vazhdimisht në të dyja anët e Atlantikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretëresha aprovon kërkesën

Britani/ Pezullohet Parlamenti