MENU
klinika

Zgjedhjet në Kosovë

Albin Kurti fiton si kryeministër

07.10.2019 - 08:05

Ndërkohë që Vetëvendosje ka deklaruar fitoren dhe festa ka nisur që mbrëmë,  KQZ ka njoftuar mbylljen e numërimit të votave.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%.
E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Lideri i saj Albin Kurti ka thënë se tashmë do t`i nis bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë. “Do ta kemi qeverinë sa më parë”, tha Kurti.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta. Ajo tha se do të presin numërimin e votave të mërgatës dhe votave me kusht për të ditur fituesin e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.

“Sonte nuk mund të shpallet fituesi”, tha ajo në një konferencë për media. Ndërkohë po mbrëmë, Kadri Veseli e ka pranuar se Partia e tij do të mbetet në Opozitë, për herë të parë pas 12 vitesh në qeverisje.

Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam.Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë.

PDK do të kalojë në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha ai në një konferencë për media.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor, në të cilat koalicioni i përbërë nga partia e tij, AAK dhe PSD-ja, sipas rezultateve ende jo përfundimtare është radhitur e katërta, me rreth 11 për qind të votave.

Haradinaj ka përgëzuar qytetarët për nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar institucionet për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat