MENU
klinika

Arsyet

Plani i ri për Brexit/ Pse BE është skeptike?

04.10.2019 - 11:05

Qeveria britanike ka prezantuar propozimet e saj drejtuar BE-së për procesin e Brexit-it, duke përfshirë planet e reja për çështjen e kufirit irlandez.

Sipas planit, Irlanda Veriore në thelb të qëndrojë në tregun e vetëm evropian për mallra, por do largohet nga bashkimi doganor. Asambleja e Irlandës Veriore do të duhet të miratojë së pari marrëveshjen dhe të jetë në gjendje të votojë çdo katër vjet për të mbajtur rregullat.

Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se nuk duhet të ketë “asnjë dyshim” se alternativa e vetme, sa u perket propozimeve për Brexit-in, do të jetë edhe largimi pa marrëveshje.

Por, zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shprehur dyshime, nëse propozimet e fundit britanike për Brexit-in, mund të prodhojnë një marrëveshje përpara afatit të 31 tetorit.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se BE-ja ishte e kujdesshme, për të mos hedhur poshtë propozimet shumë shpejt, dhe të dyja palët po tregohet të matura për të shmangur çdo fajësim, nëse procesi i Brexit-it përfundon me një përplasje mes palëve.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të bisedojë përmes telefonit me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe liderë tjerë evropianë.

“Ajo që ne po kërkojmë është që BE-ja të angazhohet pozitivisht në këtë proces, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku për të arritur një marrëveshje”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Negociatorët e BE-së dhe të Britanisë së Madhe do të takohen më 4 tetor për të diskutuar propozimin e ri britanik, edhe pse zyrtarë të BE-së tashmë e kanë bërë të qartë se nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”