MENU
klinika

Historia e Amandës

32 javëshe mësova qe fëmija do të lindte me spina bifida

01.12.2019 - 16:30

Amanda zbuloi në 32 javë të shtatzënisë që fëmija i saj i tretë, Adri do të lindte me spina bifida.

Edhe pse familja ishte e pasigurt dhe kishte frikë nga ajo që do të sillte e ardhmja, ata gjithashtu ndienin shpresë. Adri ka një shpirt të fortë dhe nuk ka aspak një “cilësi të dobët të jetës”. Ai është një frymëzim për të gjithë rreth tij.

Unë kisha dy djem shumë aktiv, më pas mësova se isha katër muajshe shtatzënë, dhe se isha duke pasur një djalë tjetër. M’u desh shumë kohë që të isha e lumtur për shtatzëninë. Unë isha 32 javëshe kur morëm vesh që foshnja jonë do të lindte me spina bifida. Na u tha që ishte një gjendje shumë e rëndë, që ai mund të mos ecte, se do të kishte shumë probleme të tjera, dhe se do të kishte një “cilësi të dobët të jetës”.

Ne ngelëm me një ndjenjë të pasigurt dhe të frikësuar, por edhe ndjemë shpresë se gjithçka do të ishte në rregull.

Adri lindi 37 javësh , sapo mushkëritë e tij ishin formuar. Brenda 24 orësh, ai bëri operacion për të mbyllur vrimën në shpinë dhe dy ditë më vonë, ai pati operacione për të vendosur një tub në tru për të kulluar lëngun e tepërt në zgavrën e barkut.

Ai u bë shumë mirë dhe ndenji vetëm pesë ditë në spital. Në moshën dhjetë muajshe, ai duhej ta zëvendësonte tubin.

Kohët e fundit ai kishte bërë operacione për të shtrirë muskujt dhe tendinat në ijet dhe kyçet e këmbëve, duke i lejuar këmbët të drejtoheshin.

Adri nuk mund të ecë, por falë terapistëve të mahnitshëm, ai është shumë i fortë dhe i lëvizshëm në mënyrën e tij.

Atij i pëlqen të rri në karrigen dhe të “vrapojë” sa më shpejt që të jetë në gjendje. Ai ka pasur dhe do të ketë shumë sfida dhe zhgënjime, por kjo është pjesë e jetës për të gjithë ne.

Ai ka një shpirt të fortë dhe nuk ka aspak një “cilësi të dobët të jetës”. Ai është heroi dhe frymëzimi ynë dhe ne e duam aq shumë atë dhe vëllezërit e tij.