Kopertina e parë e The Economist për vitin 2019 e krahasoi presidencën e Donald Trump me një serial televiziv. “The Trump Show” ka arritur kulmin në një episod dramatik të hetimit, në të cilin presidenti akuzohet për shpërdorim të pushtetit.
Duke u rikthyer sërish në janar, ky nuk ishte domosdoshmërisht një fund i parashikueshëm.
Viti filloi me insistimin e zotit Trump për 5 miliardë dollarë për të ndërtuar një mur në kufirin jugor. Afërsisht 800,000 punonjës federale u shkarkuan ose u detyruan të punonin pa pagë.
Për dy vjet, Robert Mueller, një ish-prokuror federal dhe drejtor i FBI, hetoi Trump për sa i përket lidhjeve midis qeverisë ruse dhe fushatës së Trump. Përpara publikimit të raportit, në mars, Prokurori i Përgjithshëm i ri, William Barr, publikoi një përmbledhje prej katër faqesh të tij. Dokumenti i Barr thoshte se raporti Mueller nuk vërtetonte që dikush i përfshirë në fushatën e Trump “kishte komplotuar ose bashkëpunuar me Rusinë” në përpjekjet e tij për ndërhyrje në zgjedhje, dhe as nuk doli në përfundimin që Trump kishte penguar drejtësinë.
Megjithatë, raporti i plotë prej 448 faqesh u botua në prill. 170 faqet e para kanë të bëjnë me Rusinë, duke komentuar fushën e operacionit të ndikimit të vendit në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016.
Fjalia e fundit e raportit shënon se “ndërsa ky raport nuk konkludon se presidenti kreu një krim, ai gjithashtu nuk e përjashton atë mundësi.”
Megjithatë, edhe në korrik, kur Robert Mueller dëshmoi para Kongresit, Trump u duk e pamundur.
Kjo ndryshoi në fund të shtatorit.
U përhapën lajme se Trump gjoja kishte abuzuar me pushtetin e tij, duke inkurajuar Volodymyr Zelensky, presidentin e Ukrainës, për të hetuar Hunter Biden, dhe babain e tij Joe, konkurrentin e Trump në garën për zgjedhjet presidenciale.
Si përgjigje, Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës, e cila kishte kohë që ishte përpjekur t’i rezistonte thirrjeve, njoftoi zyrtarisht një hetim për kundërshtim.
Kongresi votoi pro hetimit në 18 dhjetor.
Procesi, i ka lënë republikanët të pavendosur dhe votuesit kanë shumë të ngjarë ta lënë Trumpin në detyrë. Kjo është e keqe për Amerikën.
Megjithatë, Amerika shtrihet përtej Beltway.
Politika në Amerikë mund të duket gjithnjë e më e zezë dhe e bardhë. Por jeta në Amerikë vazhdon me ngjyra.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al