MENU
klinika

Përdorimet e jashtëzakonshme të Aloes

“Bima e përjetësisë” përmban 74 enzima, vitamina e minerale

12.12.2019 - 17:59

Kur dëgjoni ‘aloe vera’, mund t’ju vijnë ndër mend disa pëdorime të kësaj bime, por me shumë gjasa nuk njiheni me të gjitha përfitimet e mahnitshme shëndetësore të saj.

E njohur nga egjiptianët si “bima e përjetësisë” aloe vera është përdorur për vetitë e saj shëruese për shumë vite. Xheli i saj vepron shkëlqyeshëm si hidratues, madje ka edhe efekte kundër plakjes. Por përdorimet e aloe vera tejkalojnë përdorimet topike me të cilat jemi njohur të gjithë.

Aloe Vera ka 74 përbërës aktivë që përfshijnë vitamina, minerale dhe aminoacide që janë të nevojshme për një shëndet të mirë.

Vitaminat:

-ndihmon në luftimin e kërcënimeve virale ose bakteriale për trupin;

-ndihmon në mbrojtjen nga kanceri dhe problemet kardiovaskulare;

-ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe forcon sistemin imunitar;

-luan një rol në tretje dhe kontribuon në një sistem nervor të shëndetshëm;

-funksionon si një antioksidant në trupin tuaj;

-pastron trupin nga toksinat dhe nxit tretjen;

-e domosdoshme për sistemin imunitar, kardiovaskular dhe tretës të trupit;

-e domosdoshme për qelizat e shëndetshme të gjakut.

Mineralet:

Kalciumi-jetik për sistemin kardiovaskular dhe nervor

Natriumi-thelbësor për presionin e gjakut, muskujt dhe nervat

Hekuri-përbën qelizat e gjakut dhe është i nevojshëm për energji

Magnezi-mban të fortë sistemin imunitar

Kaliumi-ndihmon në pastrimin e qelizave dhe mbrojtjen e enëve të gjakut

Bakri-ndihmon në mirëmbajtjen e një zemre të shëndetshme

Së bashku me 20 aminoacide të ndryshme Aloe vera është një kurë kundër shumë sëmundjeve.