Britania e ka kaluar pjesën më të madhe të 75 viteve të fundit duke u munduar të arrijë ambiciet e saj ndërkombëtare, pa shumë pasoja tek ekonomia.
Pyesni këdo pse Britania po modernizon raketën e saj bërthamore Trident dhe sapo ka nisur dy transportues aeroplanësh dhe përgjigja përmblidhet me dy fjalë: prestigj kombëtar.
Zakonisht janë dashur disa kriza ekonomike për të rimenduar edhe një herë për ambiciet e mëdha. Tronditja e Brexit mund të detyrojë një rivlerësim tjetër të tillë.
Nuk kishte asgjë të çuditshme në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të këtij muaji.
I rizgjedhur me një shumicë dërrmuese parlamentare, Johnson ka konfirmuar 31 Janarin si datën e daljes së Britanisë nga BE.
Kjo do të shkatërrojë shtyllën evropiane të politikës së jashtme të Britanisë. Kryeministri thotë se do të zëvendësohet me një vizion të ri “Britanisë së Madhe”. Deri më tani kjo është dukur si një slogan bosh.
Ajo që nevojitet në vend të kësaj është një vlerësim i guximshëm se si të mbrohet më së miri interesi kombëtar pasi Britania të largohet nga BE, dhe një gatishmëri për të riorganizuar edhe një herë aspiratat.
Nëse Britania dëshiron të mbajë reputacionin si një komb i respektuar, nuk mund të vazhdojë të pretendojë se është një fuqi e madhe.
Paratë po shpenzohen për transportuesit e avionëve pa ndonjë qëllim të qartë strategjik. Modernizimi i sistemit të raketave bërthamore Trident po merr një pjesë tjetër të madhe të buxhetit.
Ajo që i bashkon të dy programet është se ata tregojnë shumë për prestigjin e Britanisë jashtë vendit sesa për mbrojtje nga kërcënimet reale për sigurinë e saj kombëtare.
Nëse këto të fundit do të ishin përparësi, burimet do të kalonin në luftën kibernetike, dronët ajrorë dhe detarë dhe mbrojtjen e hapësirës.
Zgjedhjet ndryshuan drejtimet në Westminster. Gjithçka tjetër, sidoqoftë, mbetet e njëjtë.
Faktet e gjeopolitikës janë gjithashtu të pandryshueshme. Pax Americana po përfundon ndërkohë që Kina duketmë e gatshme të marrë udhëheqjen globale.
Këto janë të gjitha tendencat që do ta bëjnë Britaninë më të prekshm nga gjithçka krahasuar me demokracitë më të krahasueshme.
Johnson propozon që Britania të bëhet edhe një herë fuqi globale.
Kjo shkon përtej absurditetit. Referendumi i vitit 2016 dhe zgjedhjet kanë zgjidhur çështjen e anëtarësimit në BE. Britania po largohet. Por gjendja e jetës ekonomike dhe sigurisë kombëtare nuk ka ndryshuar.
BE do të mbetet partneri më i madh ekonomik i Britanisë; dhe kërcënimet kryesore për sigurinë e tij do të vijnë nga brenda ose pak përtej lagjes evropiane.
Aleanca e NATOS me SHBA do të mbeten shtyllat thelbësore të mbrojtjes kombëtare. Jashtë ao brenda BE-së, siguria e Britanisë përsëri do të varet nga këto marrëdhënie.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Fiancial Times/ konica.al