MENU
klinika

Donacionet për të prekurit nga tërmeti

Fitoi çmimin e këngës, Anxhela Peristeri dhuron të ardhurat

18.12.2019 - 14:04

Në ndarjen e çmimeve “Kult” të këtij, viti Anxhela Peristeri arriti të triumfojë me këngën “Pa mua”.

Ky projekt i saj muzikor u vlerësua si më i miri i vitit dhe duhet thënë se konkurrenca ishte e fortë.

Së bashku me të, në këtë kategori të nominuar ishin, Elvana Gjata, Elton Deda, Sidrit Bejleri e Kejsi Tola.

Në momentin që mori çminimin, Anxhela u emocionua dhe tregoi se kjo është një arritje për këtë këngë që as nuk ka dalë nga ndonjë festival.

Në fund të fjalimit, Peristeri pohoi për të gjithë se të ardhurat nga trofeu i akademisë, do të shkojnë për të prekurit e tërmetit të datës 26 nëntor.

 

“Shumë e nderuar që akademia ‘Kult’ vlerësoi ‘Pa mua’ si kënga e vitit mes 5 kolegëve e miqve në garë. Kjo këngë më ka dhënë një dashuri të madhe nga publiku, një trofe për një kompozim jashtë festivaleve nga @kledibahiti që e meriton këtë çmim njësoj si unë.Siç e thashë edhe në skenë, njoftova akademinë që të ardhurat e trofeut të shkojnë për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruan Anxhela në një postim në Instagram.

Kënga e saj “Pa mua”, tërhoqi vëmendjen e publikt që në momentet e para të publikimit dhe në Youtube ka mijëra klikime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk dua ta humbas kurrë në jetë..."

Për kë përlotet Anxhela Peristeri?