“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam shtatzënë dhe kam variçe në këmbë! Si t’i trajtoj?
Përgjigjet kirurgu vaskular: Në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për terapi shtesë, por ju udhëzoj që ti mbani veshur çorapet speciale të cilat janë të krijuara për vena të zgjeruara, dhe veçanërisht për gra shtatzëna. Ato janë të trasha dhe të forta, dhe nëse keni vena të zgjeruara, ato nuk do t’i largojnë ato, por vetëm do të zvogëlojnë rrezikun nga përkeqsimi.
Gjithashtu, shmangi qëndrimin e gjatë në këmbë dhe kur uleni ngritni këmbët mbi nivelin e ijeve.
Ekzistojnë edhe kremërat e veçanta për vena të zgjeruara, me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e ndjenjës së plotësisë dhe peshës në këmbë, ndërsa për udhëzimin e tyre, konstaktoni mjekun tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.