MENU
klinika

Përgjigjet otorinolaringologu

Kam kohë që ndjej dhimbje koke. Çfarë po më ndodh?

30.12.2019 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje kam disa kohë që ndjej dhimbje koke, dhimbje anash hundës dhe mbi sy. Çfarë është?

Përgjigjet otorinolaringologu: Në bazë të simptomave që më keni dërguar bëhet fjalë për sinuzit. Zakonisht sinuziti zhvillohet pas një gjendje virale apo pas një infeksioni bakterial. Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Trajtimi bëhet me anë të antibiotikeve për rreth 2 javë. Po ashtu përdoren edhe dekongjestionant për zhbllokimin e hundëve. Ata që vuajnë nga sinuziti duhet të evitojnë diellin në pikun e vapës dhe te ftohtin.Mbajnë gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë. Për më tepër duhet të bëni një analizë më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim