Emmanuel Macron është gjithnjë e më i izoluar, raportohet se nuk pranon të marrë parasysh këshillat se si të përfundojë grevat për reformat e pensioneve që kanë shkaktuar një nga krizat më të rënda të presidencës së tij.
Ata janë përpjekur ta bindin atë për të ndryshuar disi një pjesë kryesore të reformave: ngritjen e moshës në të cilën shumica e punëtorëve mund të dalin në pension nga 62 në 64.
Macron beson se ai duhet të mbajë të paprekur reformat e tij të pensioneve nëse ai kërkon të përmbushë premtimin e tij zgjedhor për modernizimin e ekonomisë së Francës, uljen e papunësisë dhe rritjen ekonomike.
Zhak Attali, një ekonomist i cili është një nga këshilltarët e Macron, i tha Le Parisien: “Kjo është një reformë e nevojshme, por ka kuptim vetëm nëse është me të vërtetë e drejtë dhe e besueshme me kalimin e kohës. Ky nuk është rast i tillë”.
Katër ekonomistë të tjerë që ndihmuan në hartimin e manifestit zgjedhor të Macron në 2017 botuan një artikull në të përditshmen Le Monde këtë muaj, duke kërkuar të ndalohet rritja e moshës së pensionit. Ata argumentuan se nevojitet një sistem i vetëm universal i pensioneve shtetërore.
Gjashtëdhjetë e katër është akoma më e ulët se mosha normale e pensionit në shumë vende të tjera të Evropës. Në Britani, aktualisht është 65 vjeç.
Megjithë krijimin e më shumë se një milion vendeve të punës këtë vit dhe një shkallë papunësie prej 8.5 përqind, më e ulta në Francë për një dekadë, vlerësimet e miratimit të presidentit janë vetëm 39 përqind, sipas një sondazhi këtë muaj.
Sondazhet sugjerojnë që shumica e francezëve ende i mbështesin grevat, që tani në javën e tyre të katërt.
Përkthyer dhe përshtatur nga Telegraph.co.uk/ konica.al