“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më ndodh shpesh që të tështijë dhe të shoqërohen me sekrecione të hundës. Është alergji apo ftohje?
Përgjigjet alergologu: Nga sintomat që po më thua mund të bëhet fjalë për alergji. Alergjia përkufizohet si një reagim i ekzagjeruar i sistemit imunitar të një personi ndaj substancave në mjedis, që janë të padëmshme për shumicën e njerëzve. Këto substanca janë të njohura si alergene dhe gjenden në pluhurin e shtëpisë, te kafshët shtëpiake, polenet e bimëve, shkurreve dhe pemëve, pickimi i insekteve, helmi i bletës apo grenzës, mykrat e ajrit, ushqimet dhe disa medikamente. Alergjitë respiratore janë sëmundje kronike. Si të tilla ato nuk shërohen por mund të trajtohen dhe mund të frenohen duke u mbajtur nën kontroll me rekomandimet dhe trajtimet e duhura nga alergologu. Nëse sintomat vazhdojnë duhet të bëni një analizë më të hollësishme për të përcaktuar shkakun nga se ju vjen.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim