MENU
klinika

Ja ku kosiston

Parlamenti i ri voton marrëveshjen e Johnson për Brexit

21.12.2019 - 08:24

Deputetët britanikë dhanë mbështetjen e parë për marrëveshjen e kryeministrit, Boris Johnson për Brexit, që i hap rrugën një daljeje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 janar

Dhoma e Komuneve, ku lideri konservator disponon një shumicë të gjerë që prej zgjedhjes më 12 dhjetor, miratoi ligjin për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin, me 358 vota pro dhe 234 kundër në seancën e dytë.

Procesi legjislativ do të vazhdojë pas festave, ndërkohë që qeveria pret për një miratim final më 9 janar.

Pas pranimit të mbretëreshës do të mbetet vetëm që Parlamenti Europian ta ratifikojë.