MENU
klinika

"Një mision i pamundur"

BE kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Trumpin?

13.01.2020 - 21:57

Komisioneri i ri i Bashkimit Evropian për Tregtinë, Phil Hogan mbërrin në Uashington këtë javë në atë që mund të jetë një mision i pamundur, rregullimi i marrëdhënieve tregtare me Presidentin Donald Trump.

Vizita vjen pas një rinegociimi të suksesshëm të NAFTA-s dhe një marrëveshje paraprake tregtare me Kinën që do të nënshkruhet të mërkurën.

Tani, mosmarrëveshjet në lidhje me taksën e re të shërbimeve dixhitale të Francës dhe mbështetjen evropiane për rivalin kryesor të Boeing, Airbus, i japin Trump një shans tjetër për të vendosur tarifa të reja.

Por ka një zhgënjim të konsiderueshëm si në administratë, ashtu edhe në Kongres mbi refuzimin e BE-së për të negociuar me SHBA-në lidhur me bujqësinë. Fermerët e BE gëzojnë një suficitet tregtar prej 10 miliardë dollarësh me Shtetet e Bashkuara, pjesërisht për shkak të barrierave të BE për shumë produkte të fermave të SHBA.

Komuniteti i biznesit i SHBA-së, nga ana e tij, është i lodhur nga veprimet tarifore të Trump, por i etur për të punuar me BE.

Image result for von der leyen trump

Von der Leyen, ish-ministrja gjermane e mbrojtjes, kërkon përparime në frontin e tregtisë amerikane pasi BE lufton me sfidën e vështirë për të negociuar një marrëdhënie të re tregtare me një anëtar që po largohet, Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e Hogan vjen në një kohë tensionesh, pasi administrata Trump po mendon të  vendosë tarifa për shampanjën, djathin, çantat dhe mallrat e tjera franceze në vlerë prej 2,4 miliardë dollarësh.