MENU
klinika

Zgjedhjet rajonale

“Dështon” Salvini, humbet zgjedhjet në Emilia Romania

27.01.2020 - 18:35

Drejtuesi i ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini ka pësuar një “dështim” pasi Partia e tij e Lidhjes nuk arriti të fitojë në zgjedhjet në veri të vendit.

Partia Demokratike (PD), dhe Stefano Bonaccini fitoi 51.4% të votave në Emilia-Romagna, ndërsa kandidatja e Lidhjes Lucia Borgonzoni mori 43.6%.

Zgjedhjet ishin si një provë e qeverisë së koalicionit kombëtar të Italisë.

Salvini bëri fushatë në Emilia-Romagna, duke shpresuar të fitonte zgjedhjet e parakohshme.

Rajoni i pasur verior ka qenë një “baston” i të majtës së Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Emilia-Romagna na tregoi diçka”,tha drejtuesi i PD, Nicola Zingaretti. “Salvini di si të flasë për problemet, por ai nuk di t’i zgjidhë ato.”

Zingaretti tha që rezultati e bëri partinë e tij më të fortë, duke shtuar se Salvini kishte dështuar në qëllimin e tij. Italia ka një qeveri koalicioni të përbërë nga anëtarët e PD dhe lëvizja populiste Pesë Yje. Masa ishte një përpjekje e Salvinit, për të rrëzuar qeverinë dhe të fitonte pushtetit.

Dy herë në gjashtë muaj, Matteo Salvini ka shpresuar të rrëzojë qeverinë. Dy herë ai ka dështuar.

Kjo humbje vjen pas protestave të Lëvizjes Sardelet, një lëvizje e filluar nga katër banorë të qytetit italian të Bolonjës.

Bonaccini, i cili mban pozicionin e guvernatorit në Emilia-Romagna pas rezultatit, vlerësoi Sardelet gjatë fjalimit të tij të fitores.

Ai tha se lëvizja kishte bërë një ndryshim duke dalë në rrugë në dhjetëra mijëra e tyre dhe duke kërkuar “një politikë më të sjellshme dhe paqësore”.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ Konica.al

Për më shumë vizitoni www.konica.al