MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më del shpesh gjumi natën, por nuk lëviz e nuk flas dot. Çfarë të bëj?

02.01.2020 - 19:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më del shpesh gjumi natën, por nuk lëviz e nuk flas dot. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjeku: Kjo është paraliza e gjumit, një fenomen që ndodh në momentin kur na ze gjumi ose kur sapo zgjohemi.

Ajo është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jemi zgjuar, pra truri jonë është zgjuar kurse trupi jo. Stresi është faktori kryesor që e shkakton atë.

Por, mund të bëni disa gjëra, të cilat iu ndihmojnë ta shmangni:

1.Të shmangni stimulantët e gjumit

2.Nuk duhet të shikoni televizor gjatë përpara se të flini

3.Mos përdorni celularin para gjumit

4.Të shmangni gjumin gjatë ditës

5.Mos flini të kthyer në shpinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.