MENU
klinika

Përgjigjet mjeku Gastroenterolog – Hepatolog

Më shqetësojnë hemorroidet! Si të evitoj operacionin?

19.01.2020 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje! Si pasojë e problemeve me zorrën e trashë, kapsllëkut kam filluar të ndjej shqetësimin e hemorroideve. Nuk e di në ç’fazë mund të jenë dhe si të bëj për ti mbajtur në kontroll apo kurimin e tyre. Për të evituar ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, kryesisht.

vizite per hemorroide
vizite per hemorroide

Përgjigjet mjeku gastroenterolog – hepatolog: Prezenca e hemorroideve është e pakëndshme, madje në jo pak raste shoqërohet edhe me dhimbje. Duke qenë se me kalimin e kohës simptomat e hemorroideve vijnë duke u përkeqësuar, dhe nëse nuk kujdeseni për trajtimin e tyre, njëlooj do të ndodhë edhe me ju, duke mbërritur në fazën e 4-të.
Ndaj duhet mjekuar dhe trajtuar menjëherë, pa u neglizhuar për asnjë çast, që në momentin e parë të diagnostikimit.
Ajo çfarë është në dorën tuaj, dhe të gjithë atyre që vuajnë nga diçka e tillë, së pari duhet të kujdeseni për një dietë ushqimore të pasur dhe që pengon në këtë mënyrë kapsllëkun, si dhe së tepërmi kujdes duhet treguar në higjienë. Konsumi i lëngjeve, dhe ushtrimi i sporteve do të ndihmonte. Dhe përpos të gjitha këtyre, realizoni vizitat e nevojshme tek një mjek.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN